Me qëllim të ristrukturimit dhe forcimin e strukturave, Partia Demokratike Shqiptare mbajti kuvend zgjedhor në degën e saj në Gostivar. Në këtë kuvend zgjedhor, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i partisë, z.Menduh Thaçi dhe anëtarë të tjerë të kryesisë qëndrore , u zgjodh kryetari dhe kryesia e re e degës së PDSH-së në Gostivar. Kryetari i ri i kësaj dege u zgjodh z.Sabajdin Izeiri. Ai, pasi falenderoi kryetarin e deritashëm z.Vildan Memeti për punën e tij në këte degë, theksoi se PDSH-ja në Gostivar rritet dhe aktivitetin e saj e e ka shtrirë në të gjitha vendbanimet e kësaj komune, duke i forcuar strukturat e saj.
Kryetari I PDSH-së, z.Menduh Thaçi, në fjalën e tij me këtë rast, fillimisht përshëndeti kuvendarët e degës së PDSH-së në Gostivar dhe ju dëshiroi punë të mbare kryetarit të kësaj dege dhe kryesisë së re.
Kryetari z.Menduh Thaçi foli me këtë rast edhe për situatën aktuale politike, duke nënvizuar se çdoherë shqiptarët kur janë në pozita të vështira, ashtu si janë sot, Partia Demokratike Shqiptare është aty, jo vetem si shpresë, por për të ofruar zgjidhje me platformën dhe politikat e saj. Përkundër goditjeve të atyre që nuk ua duan të mirën shqiptareve, e që kanë si qëllim eliminimin e Partisë Demokratike Shqiptare nga skena politike, ne ende jemi këtu. Ata nuk ia arritën qëllimit , përkundrazi, në dekadën e tretë të egzistimit të këtij subjekti, PDSH, dita-ditës forcohet dhe tashmë të gjithë e kanë të qartë se vetëm PDSH, mund t’i mbrojë dhe t’i avancojë të drejtat e shqiptarëve potencoi z. Thaçi para kuvendarëve në Gostivar.
Pritet qe z.Vildan Memeti, me propozim të kryetarit z.Menduh Thaçi , të jetë anëtar i kryesisë qëndrore të PDSH-së.
Shërbimi për Informim i PDSH-së