PDSH-ja tubimin e parë zgjedhor e mbajti mbrëmë në Studeniçan të Shkupit. Kryetari i kësaj partie Menduh Thaçi para të pranishmëve tha se shqiptarët duhet t’i pyesin partitë shqiptare që janë pjesë e qeverisë, se çfarë qëllimi kanë dhe ku duan të mbërrijnë. Thaçi nga Studeniçani tha se Karshiaka është fundi i territoreve i banuar me shqiptarë.
Fitorja e PDSH-së në Studeniçan kundrejt BDI-së si në vitin 2002 ashtu edhe në vitin 2013 është një mesazh i fuqishëm për bashkësinë ndërkombëtare tha Thaçi, si për SHBA-në, BE-në, ashtu edhe për NATO-n, se ideja kombëtare shqiptare në Maqedoni nuk shkelet dhe nuk eliminohet. Sipas tij, Maqedonia të vetmen shans për mbijetesë e ka nëse pranon se është shtet edhe i shqiptarëve.