Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka njoftuar se i janë bashkuar udhëheqës të Nismës në diasporë dhe aktivistë të LDK-së.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Veseli ka thënë se frontet e luftës kundër korrupsionit dhe nepotizmit do të jenë në çdo vend, prandaj të shumtë janë edhe njerëzit anekënd Kosovës dhe diasporës sonë, që po i bashkohen vizionit të PDK-së.