Dimitri Payet e ka shënuar njërin ndër golat më të mirë të sezonit deri më tani, pasi që arriti ta mposhtë portierin kundërshtar nga një kënd i vështirë gjatë ndeshjes së Marseille kundër St-Etienne.
Mesfushori i Marseille e mori topin në krah të sulmit dhe filloi të shkonte shpejt drejt zonës së portierit kundërshtar, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
Ai arriti ta mashtrojë mbrojtësin me një lëvizje të tij, para se ta kalonte topin në këmbën e tij të majtë dhe ta gjuante atë në portë, duke arritur ta mposhtë edhe portierin Stephane Ruffier.
Tifozët kanë mbetur të mahnitur nga ky gol i Payetit, veçanërisht ata të Anglisë që kishin parë gola të mrekullueshëm nga francezi edhe gjatë kohës sa ai luante në Premierligë me West Ham Unitedin.
Payet kishte shkëlqyer në Upton Park me nëntë gola dhe 12 asiste. Ai u largua nga West Hami dhe kaloi në Ligue 1 në vitin 2017.
Në Marseille, ai tani e ka trajner ish-trajnerin e Chelseat dhe Tottenhamin, Andre Villas-Boas.
https://twitter.com/i/status/1225292583586467841