Dimitri Payet ka refuzuar të stërvitet me West Hamin. Situata te skuadra e West Hamit nuk është aspak e mirë. Ylli i skuadrës, Dimitri Payet nuk ka pranuar të stërvitet, pasi dëshiron të largohet nga ekipi. Këtë e ka konfirmuar menaxheri i Hammers, Slaven Biliç. Por, pavarësisht situatës së krijuar kroati ka njoftuar se nuk do ta shesin mesfushorin francez. “Unë kam një situatë me një lojtar. ai është Dimitri Payet. Ai dëshiron të largohet. Por, ne nuk do ta shesim gjatë këtij afati kalimtar ”, ka deklaruar Biliç në konferencën për media.