Erevan, 5 nëntor – Presidenti grek Prokopis Pavlopulos i bëri thirrje sot Turqisë t’i njoh “Krimet e regjimeve paraprake” ndaj armenëve dhe grekëve.
Pavlopulos, pas takimit me presidentin armen Armen Sarkisjan në Erevan, theksoi se është në interes të Turqisë, duke e quajtur mik dhe fqinj, ndërsa kjo do ta përforcojë pozitën e saj ndërkombëtare, nëse dërgon “shpreh guximshëm falje” për krimet kundër njerëzimit, të cilat i kanë kryer liderët e saj paraprak ndaj armenëve dhe grekëve, transmeton gazeta KOHA.
Ai shtoi se Greqia e përshëndet faktin që në mënyrë të konsiderueshme po përhapet njohja ndërkombëtare e “gjenocidit ndaj armenëve”, e cila arrin kulmin kur është miratuar rezoluta në Dhomën përfaqësuese të SHBA-së.
Pavlopulos potencoi se vendi i tij dëshiron marrëdhënie të mira dhe miqësore me Turqinë dhe se e mbështet inkuadrimin e saj në BE, por shtoi se kjo nënkupton respektimin e të drejtës ndërkombëtare dhe ligjet evropiane.(koha.mk)