Athinë, 11 tetor 2018- Vetëm pasi të përfundojë revizioni kushtetues që do t’i përmbajë të gjitha garancat, atëherë Marrëveshja do të vijë për ratifikim në parlamentin grek, ndërsa vendi fqinj do të mund të marë ftesë për anëtarësim në NATO dhe të fillojë negociata inkuadruese me BE-në, tha presidenti grek Prokopis Pavlopulos gjatë takimit të sotëm me kolegun e tij gjerman, Frank-Valter Shtajnmajer.
Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, Pavlopulos në deklaratë, i përmendi edhe të ashtuquajturat çështje nacionale greke, e mes tyre edhe marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Tha se Athina synon drejt marrëdhënieve miqësore dhe të mira fqinjësore dhe “në praktikë tregon se e mbështetë perspektivën në NATO dhe Bashkimin Evropian”. Por, shtoi se lidhur me këtë ekziston një parakusht i rëndësishëm.
“Zgjidhja e çështjes me emrin në pajtim me historinë dhe të drejtën ndërkombëtare. Që të ndodhë kjo, siç e thamë qartë është edhe pozicioni i pranuar edhe nga BE-ja edhe nga NATO-ja, duhet që vendi fqinj t’i bëjë ndryshimet e domosdoshme në rendin e vet juridik, e para së gjithash në Kushtetuën e vet. Sipas kësaj, presim ta përmbushë këtë. Vetëm kur përfundimisht të prëfundojë i tërë ky proces dhe sapo të konfirmohet se revizioni kushtetues i përmban të gjitha garancat për të cilat fola paraprakisht, atëherë do të mund të ekzistojë ftesa për anëtarësim në NATO, si dhe çfarëdo lloj fillimi i bisedimeve, lidhur me procesin inkuadrues të IRJM-së në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, vetëm atëherë do të mund të finalizohet edhe përmbajtja e Marrëveshjes mes Greqisë dhe IRJM-së dhe të vijë deri te ratifikimi në parlamentin grek”, tha Pavlopulos gjatë takimit me kolegun e tij gjerman në pallatin presidencial në Athinë.
Presidenti gjerman Shtajnmajer u përqendrua në marrëdhëniet gjermano-greke, në rikuperimin ekonomik të Greqisë, në problemin e refugjatëve, si dhe në eurozgjedhjet e ardhshme.
Kjo është vizita e dytë e Shtajnmajerit në Greqi në 18 muajt e fundit, ndërkaq përveç me nikoqirin e tij, pavlopulos, presidenti gjerman u takua edhe me kryeminsitrin grek, Aleksis Cipras.