Athinë, 7 mars – Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos, me ftesë të homologut të tij Milo Gjukanoviq, prej sot qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi. Sipas programit zyrtar, sot paradite presidentit grek, do të pritet nga Gjukanoviqi, pas së cilës do të vijojë edhe drekë pune, ndërsa pastaj janë paraparë takime me kryetarin e Parlamentit malazez.
Në orët e mbrëmjes kryeministri Dushko Markoviq do të organizojë darkë pune në nderë të Pavlopulosit. Nesër, presidenti grek do ta vizitojë Fakultetin Juridik në Universitetin e Malit të Zi dhe do të mbajë ligjëratë me temë “Sundimi i së drejtës dhe bashkimi evropian”.