Athinë, 12 korrik – Presidenti grek Prokopis Pavlopulos nuk i nënshkroi dekretet presidenciale për zgjedhje të kryetarit dhe prokurorit në Gjykatën Penale të Greqisë, të zgjedhur nga qeveria paraprake.
Shërbimi juridik i presidentit të shtetit në Qeveri i ktheu dy projekt-dekretet presidenciale.
Siç njoftohet nga Athina, burimet diplomatike greke komentojnë se nga momenti kur dekretet nuk janë nënshkruar nga presidenti i shtetit, nuk kanë kurrfarë fuqi juridike dhe sipas kësaj nuk kanë karakter detyrues për qeverinë e re.
Më 31 maj, në seancë të jashtëzakonshme qeveritare, prapa dyerve të mbyllura, qeveria e atëhershme e SYRIZA-s mori vendim për zgjedhje të krerëve të reja të gjykatave më të larta, ndërsa nga Demokracia e Re atëherë vlerësuan se zgjedhja është antikushtetuese dhe ilegale, sepse vendi ishte para zgjedhjeve parlamentare.(koha.mk)