Athinë, 5 shkurt – Marrëveshja e Prespës duhet të interpretohet dhe zbatohet në pajtim me përmbajtjen e frymës, ndërsa çdo taktikë kundër kësaj do ta bllokojë perspektivën evropiane të IRJM-sl, porositi presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlupulos, gjatë takimit në Zagreb me kolege e tij kroate, presidenten Kolinda Grabar-Kitaroviq, transmeton gazeta KOHA.
Pavlopulos në takimin ka folur për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por është përqendruar veçanërisht në secilin prej fqinjëve të Greqisë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Lidhur me IRJM-në e mbështesin perspektivën e saj evropiane. Por, për këtë perspektivë parakusht është, nga ana e saj, respektim i plotë dhe i sinqertë të legjislacionit evropian në tërësi, gjegjësisht të drejtën evropiane në tërësi, e veçanërisht Marrëveshjen e Prespës, e cila duhet të interpretohet dhe të zbatohet sipas përmbajtjes dhe frymës së saj, në mënyrë që nuk le asnjë gjurmë të irredentizmit. Sipas kësaj, çdo taktikë e kundërt, qartë se do ta bllokojë progresin në integrimin evropian të IRJM-së”, tha Pavlopulos.
Presidenti grek theksoi se Greqia, Kroacia, Bullgaria dhe Rumania si vende anëtare të BE-së të rajonit, duhet ta mbështesin integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, sepse kjo, “pa dyshim është garanci për bashkëjetesë të qetë dhe rrjedhë të përbashkët kreative të shteteve dhe popujve të rajonit tonë. (koha.mk)