Shkup, 18 janar – Drejtori i Agjencisë për investime të huaja, Dejan Pavleski sot ka pasur takim me Goran Gerasimovskin, drejtorin e Entit shtetërorë për pronësi industriale.
Në takimin me drejtorin e “Entit Shtetërore të Pronësisë Industriale”, Goran Gerasimovski, ata diskutuan mbi mbrojtjen e të drejtave të pronësisë industriale, si një nga faktorët më të rëndësishëm që kompanitë marrin parasysh nëse duan të investojnë në një vend të huaj.
Mbrojtja e të drejtave të pronësisë industriale, të tilla si blerja e patentës, dizajni industrial, marka tregtare, përcaktimi i produktit dhe tregimi gjeografik, është i rëndësishëm për investimet e huaja dhe kompanitë vendase me potencial eksporti për funksionim të suksesshëm dhe pozitë të favorshme në tregun botëror.
Statistikisht, vendet me sisteme të forta për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë industriale tërheqin më shumë investime të huaja krahasuar me vendet pa rregullore ekzistuese të mbrojtjes.
Republika e Maqedonisë së Veriut në këtë fushë është e harmonizuar me standardet ndërkombëtare, duke siguruar mbrojtje ligjore efektive për kompanitë që veprojnë në vend.