Pavleski mendon se Janeva është viktimë e rastit

Shkup, 21 gusht – Katica Janeva është viktima e rastit “Reket” dhe ajo këtë do ta dëshmojë, deklaroi sot avokati Stevan Pavleski, gjatë arritjes në Gjykatën penale, ku duhet të fillojë procesi për përcaktimin e masës së paraburgimit për prokuroren speciale publike, që u kërkua nga Prokuroria publike për shkak të dyshimit bazë për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar, për shkak të përfitimit të dobisë personale.

Janeva me shoqërim policor nga shtëpia e saj në Kozle, ku është kryer edhe bastisje dhe është konfiskuar mobilje e para ka arritur në Gjykatën penale, ndërsa pas saj Pavleski, Në Gjykatën penale arriti edhe prokurorja Vilma Ruskoska.

“Katica Janeva është njeriu që ka parë në mënyrë liberale për çështjet për arrestimin, ajo është e vetmja e cila ka lejuar arrest shtëpiak dhe kthim të pasaportave, por këtë dikush ia ka marrë për keq. Unë mendoj se Janeva tani është viktimë e rastit dhe për këto arsye do ta dëshmojë këtë”, ka thënë Pavleski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse argumentet janë në anën e tyre.

Theksoi se Janeva sot nuk është marrë në pyetje, por vetëm vendoset për masën e paraburgimit dhe përkujtoi se nuk ka pritur se ajo do të arrestohet dhe se do t’i caktohet një masë e tillë.

Përkujtoi se Janeva dje në marrjen në pyetje tek Vilma Ruskovska ishte në cilësi të dëshmitarit dhe se në mënyrë korrekte ka bashkëpunuar dhe është përgjigjur në gjithçka që është kërkuar prej saj.

Në pyetjen nëse do të kërkojnë që t’i lejohet të shkojë në varrimin e nënës së saj, e cila sot ka ndërruar jetë pas një sëmundje të gjatë dhe varrimi i të cilës është caktuar për nesër, Pavleski theksoi se natyrisht se do të kërkojë, por se edhe kjo është diçka për të cilën gjykatësi vetë duhet të jetë i vetëdijshëm.

Lidhur me atë nëse ka përplasje interesash, për atë që ai është avokat edhe i Cvetan Pandelevskit njëri prej të akuzuarve në lëndën “Perandoria”, Pavleski ka thënë se Pandelevski nuk është fytyra kryesore në “Perandori”, ai është Orce Kamçev dhe se disa kolegë avokatë dëshirojnë të bëjnë autoritet nga kjo çështje dhe të tërheq vëmendje.

Pasi Pavleski ka hyrë në Gjykatën penale, ku duhet të vendoset për arrestin e Janevës, në Gjykatën penale arriti automjeti i ndihmës së shpejtë mjekësore, nga e cila doli ekipi mjekësor dhe hyri në ndërtesën e gjykatës. Tani për tani nuk ka informacione nëse arritja e tyre lidhet me Janevën.