Pavle Bogoevski dha dorëheqjen nga funksioni i deputetit

Shkup, 11 qershor Deputeti Pavle Bogoevski pasditen e sotme deri te shërbimet parlamentare e ka dorëzuar dorëheqjen të cilën e paralajmëroi në seancën e Komisionit për çështje të mandatit dhe imunitetit para hapjes së pikës së rendit të ditës për marrjen e mandatit të deputetit dhe ish kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili mori azil politik në Hungari.

Për Bogoevskin i cili është kryetar i Komisionit ishte publikuar bisedë komprometuese në telefon me çka nga opozita ishte akuzuar se e shkel kodeksin etik dhe është i padenjë të kryejë funksionin e deputetit. Deputeti i pavarur i cili është pjesë e grupit parlamentar të LSDM-së pas kësaj paralajmëroi se do të jep dorëheqje, por pasi të votohet për marrjen e mandatit të ish kryeministrit Gruevski.

Bogoevski për MIA ka konfirmuar se veçmë ka dhënë dorëheqje, pa dallim nëse në seancën e cila duhej të fillonte do të konstatohet dorëheqja e Gruevskit ose do të votohet për marrjen e mandatit siç propozoi Komisioni. Ai për pasdite ka paralajmëruar pres konferencë në Kuvend.