Braziliano i njohur Paulinho rrezikon që të dënohet nga Kina, nga skuadra Guangzhou Evergrande. Ish-lojtari i Tottenham ka bërë një gabim të madh dhe të dënueshëm për ligjet kineze.
Ai ka marrë pjesë në një video promocionale të një agjencie bastesh në shoqërinë e një aktoreje filmash porno japoneze. Paulinho, mbërriti në Kinë pas disa sezonesh jo shumë të suksesshme në Premier League. Me veprimin e fundit ai ka thyer dy rregulla shumë të forta në Kinë. Aty janë të ndaluara rreptësisht si bastet ashtu edhe pornografia.
Paulinho u shfaq në krah të Tsukasa Aoi, aktorja e famshme japoneze e filmave porno. Braziliani tashmë pritet që të largohet në Bundesligë.