Emri më i lakuar në merkaton e NBA-së është padyshim ai i Paul George, që pasi ka deklaruar largimin nga Indiana janë të shumtë skuadrat që i janë vendosur nga pas. Pas Lakers, që e kërkojnë me ngulm për të ndërtuar rilindjen e këtij ekipi edhe Cleveland po punon fort për të marrë yllin e Indianës. Për t’ia dalë mbanë, skuadra e Cavaliers është gati të bëjë një mega-shkëmbim, duke përfshirë edhe lojtarë e ekipe të tjera.
Një ekip tjeter që mund të përfshihet në këtë shkëmbim, për të çuar George te Cleveland, është Denver, që synojnë të marrin basketbollistin Kevin Love. Pra, George shkon te Cleveland, ndërsa Love kalon te Denver, ndërkohë që në këtë transferim prfshihet edhe Kenneth Faried, që largohet nga Denver pë rte nënkampionët e Cavaliers.
Por ai që mund të mbajë peng gjithçka është LeBron James, që ka lënë të besojë se synon të shkojë te Lakers sezonin tjetër, çka do të thotë se mund të sponsorizojë edhe transferimin e George drejt Kalifornisë, për t’u bashkuar sezonin 2018-2019. Ndërkohë që, një kamion është fotografuar sot para shtëpisë së Paul George, që duket se ka valixher gati. Destinacioni ende enigmë.