Klod Pauel është zyrtarisht trajner i Leiçester Sitit në Premier Ligë. Klubi anglez, nëpërmjet një njoftimi për shtyp, zyrtarizoi në krye të “dhelprave” trajnerin francez, i cili vitin e kaluar ka drejtuar Sautemptonin. 56-vjeçari do ta marrë menjëherë detyrën, teksa do të debutojë të dielën, në transfertë me Evertonin.
Para se të niste eksperiencën në Angli. Pauel ka drejtuar emra të rëndësishëm të futbollit francez si: Monako, Lill, Lion dhe Nica. Klubi i Leiçesterit njofton gjithashtu se Mihael Appleton do të vazhdojë ta mbajë pozicionin e ndihmëstrajnerit. “Është privilegj i madh për mua detyra si trajner i Leiçester Sitit, skuadër, ambiciet e së cilës janë edhe të miat. Jam i ekzaltuar nga fakti që më duhet punoj në një klub që vetëm pak kohë më parë ka fituar titullin në Premier Ligë por që synon të arrijë suksese të mëtejshme në këtë nivel”, deklaroi Pauel pas marrjes së detyrës së re.