Portieri portugez, Rui Patrisio është lojtari më i ri i skuadrës angleze, Vulverhempton të njohur si “Wolves”. Vulverhempton ka arritur të rikthehet në Ligën Premier pas disa sezoneve të kaluara në Çampionship. Me rikthimin e tyre në elitën e futbollit anglez, Vulverhempton kanë filluar të mendojnë edhe për transferime. Një të tillë tashmë e kanë bërë dhe e kanë zyrtarizuar në faqen e tyre zyrtare në rrjetet sociale. Është portieri portugez, Rui Patrisio, i cili ka nënshkruar kontratë me klubin anglez. 30-vjeçari ka arritur marrëveshje me Vulverhemptonin duke nënshkruar kontratë katër vjeçare. “Vulverhemptonin janë të lumtuar të konfirmojnë se reprezentuesi i Portugalisë dhe Sportingut, Rui Patricio, i është bashkuar klubit për një kontratë katër vjeçare”, thuhet në njoftimin e klubit anglez. Ndryshe, Patrisio ka zhvilluar 460 ndeshje me Sportingun dhe 70 tjera me Portugalinë.