Skuadra e New Orleans Patriots fitoi sot finalen e 53-të të Super Bowl të luajtur në Atlanta, pas fitores 13-3 në finale ndaj rivalëve Los Angeles Rams. Një ndeshje me pak e mocione, ku fitoi skuadra favorite. Gjithsesi, ajo që ra në sy ishte rezultati i ulët, 13-3, më i ulti në historinë e Super Bowl.
Për ekipin e Patriots ky është titulli i gjashtë në historinë e tij. Ato që dominuan ishin mbrojtjet e skuadrave respektive, por ai që bëri diferencën është i zakonshmi Tom Brady, që ashtu si Patriots fitoi titullin e tij të gjashtë, si askush tjetër në këtë sport.
Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Julian Edelman, që mori titullin e MVP, ndërsa për Rams zhgënjeu ylli Jared Goff, nga i cili pritej më shumë. Sulmi shpesh shpërthyes këtë sezon i Rams këtë herë dështoi totalisht, duke mos bërë diferencën, kjo edhe për meritë të Patriots.