Inter më në fund ka nis të mendoj për përforcime sepse deri më tash zyrtarët nuk kanë punuar shumë në këtë drejtim për shkak se më shumë u morën me trajnerin Luciano Spalletti. Duke prit përgjigjen e Man.United për Ivan Perisic, se a janë të gatshëm apo jo t’i ofrojnë 50 milionë euro, nga ana tjetër neroaxurët e kanë kontaktuar brazilianin Pato, dikur anëtarin e Milanos, shkruan Korneri.net.
Pato u prononcua rreth kësaj qështje, dhe shumë seriozisht mendon largimin nga Kina.
“Kam shënuar 7 gola në 14 ndeshje, dhe po mendoj të kthehem në Itali. E lash Milanon që të shërohem. Inter? Unë jam profesionist, pse jo? Kështu tha Pato i cili do t’i bënte shumë nërvoz tifozët e Milanos në rast se vendos të luajë për rivalin më të madh lokal.