Sulmuesi brazilian Alexandre Pato ka mohuar zërat se ai do të kthehet në AC Milan gjatë dimrit. Sipas “Tuttosport”, 29-vjeçari ka hedhur poshtë mundësinë e largimit nga klubi kinez Tianjin Quanjian. “Unë kurrë nuk kam thënë se do të largohem nga Tianjin Quanjan. Nuk thashë se do të kthehesha në San Paolo, dhe as nuk thashë se po shkoj në Milan”, tha Pato, raporton RTKlive. Pato ishte pjesë e “Rossonerëve” gjatë periudhës 2007 dhe 2013, duke shënuar 57 gola në 140 ndeshje.