Nikos Kotzias, shef i diplomacisë greke, ka deklaruar se duhet patjetër të gjendet një pajtueshmëri për çështjen e emrit me Maqedoninë. Në intervistën e tij për televizionin shtetëror grek, ERT, Kotxias pret që Maqedonia të tregoj kulturë pajtueshmërie, që do të thotë se asnjëra palë nuk do të del fitues i plotë, pra duhet të gjendet një mes që do të pranohet nga të dy palët. Kotzias është shprehur i kënaqur që ende nuk ka një propozim konkret në tavolinë, duke ritheksuar se nuk mundet që Maqedonia të hyj në NATO me shkurtesën IRJM. I pyetur për deklaratën e ministrit Kammenos, diplomati grek thotë se në Kuvend ka shumicë parlamentare, e jo shumicë partiake, në rast të një marrëveshje të mundshme.