Patinazh “BE për ty” në Programin e Vitit të Ri në Shkup

Shkup, 16 dhjetor – Në kuadër të lagjes së Vitit të Ri “Vinterlend” në sheshin “Maqedonia” në Shkup, prej sot do të punojë patinazhi i quajtur “BE-ja për ty”.

Në hapjen e patinazhit do të shfaqet program i shkurtë me fëmijë, anëtarë të Federatës së patinazhit. Atyre, sipas paralajmërimit, do t’u bashkangjitet ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, i cili do ta hapë patinazhin.

Delegacioni i Bashkimit Evropian për herë të parë merr pjesë në programin e Vitit të Ri të Qytetit të Shkupit, i cili filloi dje. bsh/