Sami Khedira është kthyer në skuadrën e Juventusit për ndeshjen e sotme të Serie A në shtëpi, kundër Milanit. Ndërkombëtari gjerman ka qenë jashtë grupit bardhezi që nga shkurti, për shkak të një problemi të zemrës, por tani është gati për rikthimin e tij. 32-vjeçari është parë për herë të fundit në fushë, kur “Zonja e Vjetër” fitoi 3-0 ndaj Frosinones, në shkurt.
Në total, ish-mesfushori i Real Madridit ka startuar vetëm në tetë ndeshje kampionati gjatë sezonit aktual, ndërsa ka luajtur në tri raste të Ligës së Kampionëve. Sidoqoftë, gatishmëria e mesfushorit është një lajm i mirëpritur nga trajneri Massimiliano Allegri.
Khedira është pjesë e të grumbulluarve prej 20 lojtarësh për përplasjen e së shtunës, por Cristiano Ronaldo dhe Douglas Kosta ende mungojnë.