Kush do të vaksinohet kundër Covid do të marrë njëfarë patente. Risia është njoftuar nga komisari Italian për emergjencën e Covid, Domenico Arcuri. “Po projektojmë një platformë informatike për të ditur se si quhen personat që kanë bërë vaksinën dhe ku e kanë bërë atë” është shprehur ai. Do të jetë ministria e Shëndetësisë ajo e cila do të përcaktojë detajet e kësaj “certifikate vaksinimi”. Në aksesin e dozave do të jenë të avantazhuara dy kategori: personat më të ekspozuar si sanitarë apo forca rendi dhe të moshuarit e kategoritë e tjera.