Këto ishin ditë të vështira për Villy Kaballero, i cili, pas gabimit serioz të bërë gjatë ndeshjes Argjentinë-Kroaci, tani mund të festojë me shokët e tij kualifikimin për në 1/8 finale të Botërorit, çka u sigurua me fitoren kundër Nigerisë, por vetë e pa nga bankina. Portieri, i zëvendësuar nga Armani, ia ka besuar mendimet e tij “Instagramit”, duke rrëfyer atë që ndodhi: “Unë jam tashmë i qetë, pas një rezultati kaq pozitiv dhe kualifikimi. Ajo që më ka ndodhur do të bëhet vetëm një anekdotë”. Ka diçka, megjithatë, që Kaballero thjesht nuk mund ta harrojë: “Ishte një turp, një gabim dhe pranova gjithçka, por, gjithashtu, morra shumë mungesë respekti, kërcënime, gjëra të këqija, bile edhe për familjen time. E gjitha kjo nuk më ndihmoi”. Së fundi, portieri e mbyll me falënderime: “I falënderova ata njerëz, që më mbështetën dhe e kuptuan gjendjen time. E pranoj faktin se kam gabuar, por kurrë nuk kam dashur që familja ime të jetojë kaq ditë të këqija”.