Pasuria “fundos” Anton Martinin/ KPA e shkarkon

18

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin Anton Martini. Kjo për shkak se Martini nuk arriti dot që të justifikonte një banesë dhe kishte deklarim të pasaktë të pasurisë.

Shkarkimi nga KPA i dha fund ëndrrës së Martinit për t’u bërë pjesë e SPAK. Ai kishte kaluar shkallën e parë të vetingut, por Apeli e shkarkoi përfundimisht.

Anton Martini në vitin 2015, u transferua në Shkodër, vendim të cilin e kontestoi për parregullsi. Në qershor 2018, Martini u rikthye në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.