Lionel Messi, së bashku me Cristiano Ronaldon, konsiderohen si lojtarët më të mirë të futbollit bashkëkohor. Duke debutuar shumë i ri si futbollist, ai ka fituar shumë çmime individuale dhe trofe ekipore përgjatë karrierës së tij jashtëzakonisht të suksesshme. Ngjashëm si sportistët tjerë, edhe superylli i Barcelonës ka fituar pasuri të madhe, si nga paga ashtu edhe nga reklamat dhe investimet e ndryshme.
Sa është pasuria e Messit
Sipas Celebrity Net Worth, Lionel Messi ka një pasuri prej afro 340 milionë dollarësh (276 milionë euro). Paga e tij aktuale është 44.68 milionë dollarë (36 milionë euro).
Si i fiton paratë
Argjentinasi merr një pagë të majme nga Barcelona prej se nënshkroi vazhdimin e kontratës, në nëntor të vitit 2017 që besohet të jetë 36 milionë euro në vit. Krahas rrogës, 30-vjeçari përfiton shuma të mëdha parash edhe nga marrëveshjet reklamuese me brende, si Adidas, Pepsi, Dolce & Gabbana dhe Air Europa. Njëherësh ai ka bërë shumë investime në Argjentina dhe nga aksionet e tij atje e rrit akoma më shumë pasurinë.
Cili është futbollisti më i paguar