Uashington, 21 shtator – Pasuria e amvisërive amerikane është në kulmin historik në tremujorin e dytë, sepse llogaritë e tyre bankare janë përplot me para nga Qeveria federale për shkak të krizës me Kovid-19, thuhet në studimin e publikuar sot nga ana e Bankës qendrore amerikane (FED).
Pasuria e përgjithshme e amvisërive dhe organizatave jofitimprurëse në SHBA arriti pothuajse 119.000 miliardë në tremujorin mes prillit dhe qershorit, që është niveli më i lartë i regjistruar.
Kjo është diç më shumë se rekordi paraprak, nga diç më shumë se 118.000 miliardë dollarë, të regjistruar në tremujorin e fundit në vitin 2019, kur ekonomia amerikane ishte në kulmin e vet.
Megjithatë, pandemia që e goditi vendin nga marsi, i detyroi autoritetet të vendosin masa për izolim, ndikoi në rënien e pasurisë së amvisërive në 111.000 miliardë dollarë në tremujorin e parë nga ky vit.
Si rezultat, borxhi i amvisërive në SHBA u rrit më ngadalë në periudhën prej prillit deri në qershor, për 0,5 për qind në nivel vjetor, se sa mes janarit dhe marsit, kur u rrit për 3,8 për qind.
Situata mund të jetë më pak rozë në tremujorin e tretë. Financat e amerikanëve po përkeqësohen sepse çeqet për ndihmë tashmë janë paguar, disa persona të papunë tashmë nuk kanë të drejtë të benefiteve për papunësi pas ndihmës gjashtëmujore pa ndërprerje, ndërsa miliona njerëz akoma nuk kanë gjetë punë.
Shtëpia e Bardhë dhe anëtarët e Kongresit, të cilët bisedojnë për këtë temë pothuajse dy muaj, nuk po arrijnë marrëveshje për planin e ri për ndihmë ekonomike.
Kur bëhet fjalë për kompani të cilat u desh të ndërpresin aktivitetet, ndërsa më vonë të fillojnë të punojnë sërish, ndonjëherë pjesërisht apo më ngadalë, borxhi i tyre u rrit për 14 për qind në nivel vjetor, duke u ngadalësuar pa në krahasim me tremujorin e dytë kur rritja ishte 18,4 për qind.
Për krahasim, borxhi i kompanive në SHBA u rrit në maksimum 7,1 për qind në vit në vitet e fundit. Qeveria e SHBA-së shpenzoi miliona dhe miliarda dollarë deri në fund të marsit për t’iu ndihmuar amvisërive dhe subjekteve afariste të përballen me krizën e koronavirusit.
Borxhi vjetor u rrit 58,9 për qind në tremujorin e dytë, pasi që u rrit për 11,4 për qind në tremujorin e parë. Në vitin 2019, borxhi shtetëror u rrit për 6,7 për qind.