Shëndeti i gojës është shumë i rëndësishëm për të gjithë ne. Shpesh e neglizhojmë kontrollin rutinë tek dentisti, dhe kjo bën që dhëmbët të dëmtohen më shumë. Por ka disa mënyra të thjeshta të cilat mund t’i bëjmë vetë në shtëpi, dhe kështu të kemi një shëndet oral më të mirë. Një mënyrë efikase dhe e thjeshtë për të pastruar gurëzat si dhe për zbardhjen e dhëmbëve, është duke përdoruar sodë buke. Ju duhet të vendosni pak sodë buke mbi furçën e dhëmbëve duke i shtuar pak ujë për të formuar një formë paste. Gjithashtu mund të shtoni edhe pak kanellë për një efekt me të mirë si dhe për një aromë më të freskët. Këtë përsëriteni disa herë në javë dhe pastrimi i dhëmbëve do të jetë më i mirë.