Shkup, 18 prill – Rreth 30-të metra kub mbeturina nga dy deponi pa leje në Komunën e Çairit kanë ngritur dhe kanë transportuar ekipet e NP “Higjiena komunale” – Shkup. njofton gazeta KOHA.
Nga deponia pa leje afër SHFK “Tefejuz”, në orët e mbrëmjes ekipet nga turni i tretë kanë pastruar rreth 20-të metra kub mbeturina.
“Ekipet e ‘Higjienës komunale’ gjatë ditës së sotme pastruan edhe një deponi pa leje, të locuar në afërsi të Ambasadës turke. Janë larguar rreth dhjetë metra kubë mbeturina ndërtimore”, kumtoi “Higjiena komunale”, thuhet në njoftim.
Gjatë pastrimit të deponisë janë përdorur automjete speciale komunale – ngarkues dhe kamion. (koha.mk)