Shkup, 17 dhjetor – Qeveria paralajmëron zgjidhjen aktive të problemi me largimin e mbeturinës industriale toksike “lindan” e cila me vite ndodhet në dy deponi në fabrikën “Ohis” në Shkup.
Largimi do të zgjasë prej tre deri në pesë vjet, ndërsa cila metodë do të zbatohet do të varet prej mjeteve të grumbulluara përmes Fondit i cili sot u formua në bashkëpunim me Zyrën për shërbimet të projekteve të Kombeve të Bashkuara – UNOPS dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë.
Përllogaritjet janë se pastrimi mund të kushtojë prej 40-të deri në 260 milionë euro, ndërsa do të përfshihen edhe deponia e madhe edhe e vogël në “Ohis”.
“Janë tre lloje të zgjidhjes së problemit – remediacioni biologjik, resorpcioni termik apo gropimi i materialit dhe dërgimi jashtë vendit. Varësisht nga ajo se sa mjete do të grumbullohen përmes Fondit, ajo metodë do të zgjidhet”, deklaroi sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski.
Javës së ardhshme pritet të formohen komiteti drejtues për zgjidhjen e këtij problemi shumëvjeçar.
“Është e ditur se një sasi e caktuar e këtij pesticidi të rrezikshëm me vite është në rrethin e fabrikës dhe paraqet kanosje për mjedisin jetësor. Republika e Maqedonisë me nënshkrimin e Konventës së Stokholmit në vitin 2004, në të cilën lindani është shtuar si materie toksike në vitin 2009 ka marrë për sipër ta zgjidhë këtë problem. Prandaj sa më parë duhet ta zhvendosim këtë lloj mebturime me pasoja për mjedisin dhe qytetarët”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.
Nga Qeveria paralajmërojnë se deri për Vitin e Ri do të zgjidhet edhe problemi me mbeturinat radioaktive të cilat ruhen në deponi në Gjorçe Petrov.