Shkup, 7 maj – Shërbimet e Komunës së Çairit për mirëmbajtjen e pastërtisë publike, bashkë me NP “Higjiena Komunale” dhe ekipin е Shoqatës së zjarrfikësve vullnetarë “Bajram Miftari” nga mbrëmja e djeshme dhe në ditët në vijim do të përkujdesen për larjen dhe dezinfektimin e të gjitha rrugëve dytësore në territorin e komunës.
Ky aksion ka filluar nga rrugët dhe çdo rrugicë e lagjes Gazi Babë.
Kreu i Çairit, Ganiu falënderoi të gjithë punëtorët për angazhimin e tyre edhe në orët e vona, të cilët po kontribuojnë në misionin e përbashkët për ambiente dhe hapësira publike te pastra dhe të sigurta për shëndetin e qytetarëve.