Pavarësisht nga fakti se Suning është serioz për investime të mëdha, Interi dëshiron të jetë protagonist i transferimeve të janarit, në mënyrë që të plotësojë kërkesat e trajnerit Spaleti. Ky i fundit bëri thirrje për përforcime, duke iu drejtuar Ausilios dhe Sabatinit, të cilët punojnë kryesisht në dy fronte dhe posaçërisht në dy emra: Pastore dhe Mikhitarian. Pastore u “zhvendos” në fund të ndeshjes kundër Kaen, ndoshta e fundit me fanellën e PSZH-së. Interi e ka ndjekur atë prej disa kohësh dhe do të përpiqet ta marrë në janar. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Pastore tashmë ka dhënë “OK” për transferimin te zikaltrit, por gjithçka ka të bëjë me Al-Khelaifi, me të cilin nuk është e lehtë të negociohet. Kjo është arsyeja pse Interi është i gatshëm ta vendosë edhe Zhoao Marion në tavolinën e negociatave.
Ndryshe qëndron puna për Mikhitarian. Mançester Junajtedi nuk do të donte ta huazonte armenin, por ndoshta do të ishte më i gatshëm të bisedonte me Borussia Dortmundin, ndoshta në kontekstin e negocimit “Weigl”. Në sfond mbetet Ramires, më pak i pëlqyer se dy të parët, por ende ideal për planet e Spaletit. Braziliani është në pronësi të Jiangsu Suning. Klubi kinez nuk dëshiron t’ia lehtësojë punën Interit me një huazim të lirë. Prandaj, mund të arrihet një marrëveshje për një transferim të përhershëm, ndoshta për shifra më të vogla. Alternativa me kosto të ulët për mesfushorin është Donsah në Bolonjë, i ri dhe dinamik.