Shkup, 21 shtator – Sipas të dhënave të reja, në botë me koronavirusin e ri deri më tani janë infektuar 31.345,441 persona. Prej tyre kanë vdekur 966. 529 pacientë, ndërsa janë shëruar 22.930,778 persona.
– Numri i personave të cilët kanë qenë të sëmurë me Kovid-19 në Kosovë dhe të cilët kanë vdekur ka arritur 615, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar dy raste të reja të vdekjeve. Nga 596 persona të cilët janë testuar dje, pozitivë ndaj koronavirusit kanë rezultuar 79, me çfarë numri i të infektuarve nga fillimi i epidemisë ka arritur 15.142 raste. Të shëruar në raportin e fundit janë regjistruar 104 persona, me çfarë numri i të infektuarve paraprakisht të cilët e kanë mposhtur sëmundjen ka mbërritur në 12.674. Bartës aktivë të virusit në Kosovë janë 1.853 persona.
– Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 150 raste me Kovid-19, janë shëruar 55 derisa kanë vdekur dy persona në kushte spitalore. Nga fillimi i pandemisë janë bërë 80.539 teste, pozitivë ndaj virusit kanë qenë 12.535, janë shëruar 6.995, kanë vdekur 364, derisa aktivë ndaj sëmundjes janë 5.176 persona.
– Ministria e Shëndetësisë së Qipros bëri të ditur për tre raste të reja me Kovid-19, prej 3.036 testeve të bëra në 24 orët e fundit, me çfarë numri i të infektuarve nga fillimi i epidemisë është rritur në 1.603 persona.
– Në 24 orët e fundit në Rusi 6.196 persona janë të infektuar me koronavirus, që është nunër më i madh të rasteve për një ditë nga 18 korriku. Në periudhën e njëjtë kanë vdekur 71 persona, me çfarë numri i përgjithshëm ka mbërritur 19.489.
– Në Kinë në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 raste të reja me koronavirus dhe 25 raste asimptomatikë, të cilat autoritetet kineze nuk i numërojnë në statistikën zyrtare. Sipas Komisionit Shëndetësor Kombëtar, nuk janë regjistruar rastet e vdekjeve në periudhën e njëjtë. Të gjithë të infektuarit e rinj janë importuar nga jashtë.
– Regjistrohen 922 raste të reja me koronavirus në Gjermani, publikoi sot Instituti për Sëmundje Infektive Robert Koh. Nuk ka të lajmëruar rastet të vdekjeve në 24 orët e fundit, që do të thotë bilanci i vdekjeve nga 9.368 ka mbetur i pandryshuar. Nga fillimi i epidemisë, virusi ka prekur gjithsej 272.337 persona.