Shkup, 17 shtator – Sipas të dhënave më të fundit, deri më tani në botë janë infektuar gjithsej me koronavirus 30.170.077 persona. Nga këta, 947.311 pacientë kanë vdekur, ndërsa 21.905.101 janë shëruar.
Prishtinë – Një numër rekord prej 239 të shëruarve nga Kovid-19 është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, kumtoi Instituti Shtetëror i Shëndetit Publik në raportin e tij të fundit. Në të njëjtën periudhë, u regjistruan tre vdekje dhe 43 persona të sapoinfektuar me koronavirus. Gjithsej, që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar 14.882 raste në vend, nga të cilat 607 kanë vdekur dhe 12.188 njerëz kanë fituar sëmundjen. Janë aktive 2.087 raste. Dje janë kryer 664 teste dhe që nga fillimi i epidemisë, pak më shumë se 60 mijë teste.
Tiranë – Në 24 orët e fundit, janë regjistruan 132 të infektuar të rinj me Kovid-19 në Shqipëri, ndërsa katër persona kanë vdekur në spital. Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, gjegjësisht 11.948, janë shëruar 6.788 ndërsa kanë vdekur 347. Aktive në sëmundje janë 4.813, nga të cilët 173 janë të shtruar në të dy spitalet kovid.
Sofje – Bullgaria në 24 orët e fundit ka regjistruar 174 raste të koronavirusit, 19 më shumë se një ditë më parë, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve në vend ka arritur në 18.390. Tre pacientë të cilët u diagnostikuan me virusin vdiqën ditën e kaluar dhe numri i përgjithshëm i vdekjeve u rrit në 739. Aktualisht, 744 pacientë po trajtohen në spitale, nga të cilët 43 janë në kujdes intensiv.
Zagreb – Në 24 orët e fundit në Kroaci, janë regjistruar 250 raste të reja të infektimit me virus, dhe dy njerëz kanë vdekur. Aktualisht ka 2.108 raste aktive, mes të cilëve 300 pacientë të shtruar në spital dhe 24 prej tyre në aparat respirator. Në vetizolim janë 8.765 persona. Që nga fillimi i epidemisë, koronavirusi është konfirmuar në 14.279 njerëz, nga të cilët 238 kanë vdekur.
Londër – Në Britaninë e Madhe janë regjistruar me koronavirus rreth 3.395 raste të reja, rreth 600 më pak se një ditë më parë, sipas të dhënave të fundit të Qeverisë.
Edhe 21 persona kanë vdekur nga virusi, raporton BBC.
Që nga fillimi i epidemisë, 381.614 njerëz të infektuar me Kovid-19 janë regjistruar në vend.
Pragë – Në Republikën Çeke janë zbuluar në 24 orët e fundit 2.139 njerëz të rinj pozitivë me koronavirus, ndërsa numri i vdekjeve tani është 482 që nga fillimi i pandemisë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Kjo është hera e parë që nga fillimi i epidemisë që ka pasur mbi 2.000 të infektuar në 24 orë. Që nga rasti i parë më 3 mars, më shumë se 1.1 milionë njerëz janë testuar në Republikën Çeke dhe 41.032 njerëz të infektuar janë identifikuar deri më tani. Aktive janë 17.619 raste , ndërsa 482 njerëz kanë vdekur që nga fillimi.
Berlin – Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani është rritur për 2.194 – në 265.857, sipas të dhënave të sotme nga Instituti Robert Koh. Kjo është hera e dytë që nga 24 prilli që ka pasur më shumë se 2.000 raste të reja të koronavirusit në Gjermani. Gjermania për herë të fundit kishte më shumë se 2.000 raste të konfirmuara të infeksionit më 21 gusht. Tre njerëz të tjerë kanë vdekur nga virusi dhe gjithsej 9.371 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë.
Moskë – Në 24 orët e fundit, 5,762 raste të reja me Kovid-19 janë regjistruar në Rusi, e cila është rritja më e lartë ditore që prej 26 korrikut, dhe 144 persona të tjerë kanë vdekur nga sëmundja. Sipas statistikave zyrtare, numri i përgjithshëm i rasteve në Rusi arriti në 1.085.281 dhe shkalla e rritjes ditore të numrit të rasteve në 33 ditët e fundit nuk kalon 0.5 për qind. Krahasuar me ditën e djeshme, numri i vdekjeve sot është më i lartë për 12, ndërsa gjithsej 19.061, kurse shkalla e përgjithshme e vdekshmërisë nga Kovid-19 është 1.75 për qind.
Nju-Delhi– India regjistroi një tjetër kërcim rekord në infeksionet e reja të koronavirusit, me 97.894 raste të konfirmuara në 24 orët e fundit. Me gjithsej 5.12 milion rastesh të konfirmuara të koronavirusit, India është vendi i dytë më i infektuar në botë, pas SHBA-së. Edhe 1.132 njerëz të tjerë kanë vdekur, duke e çuar numrin e përgjithshëm që nga fillimi i pandemisë në 83.198. India ka numrin e tretë më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi në botë, pas SHBA-së dhe Brazilit. Në dy javët e fundit, ka regjistruar më shumë se 1.000 vdekje nga Kovid-19 çdo ditë.