Shkup, 6 korrik – Sipas të dhënave të fundit, në botë janë regjistruar 11.650.879 persona të infektuar me virusin e ri korona. Prej tyre kanë ndërruar jetë 538.511, ndërsa janë shëruar 6.589.216 persona.
-Në Kosovë dje janë regjistruar 152 të sëmurë të rinj nga Kovid-19, ndërsa gjithsej, që nga paraqitja e rasteve të para, në fillim të marsit të këtij viti, ka 3.508 të infektuar nga virusi i ri korona. Numri i të sëmurëve të cilët kanë ndërruar jetë që nga paraqitja e pandemisë u rrit në 75. Gjatë ditës së djeshme u konfirmuan 28 të shëruar, ndërsa gjithsej deri më tani sëmundjen e kanë kaluar 1.902 persona. Dje janë bërë 324 teste, ndërsa që nga fillimi i pandemisë, gjithsej 25.245 testime. Për shkak të trendit të rritjes së numrit të të sëmurëve dhe të vdekurve, autoritetet kosovare dje sollën masa të reja, në mesin e të cilave edhe ndalesa për lëvizje prej orës 21 deri në orën 5 të mëngjesit në Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Vushtrri.
-Në Shqipëri gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 71 raste të reja me virus korona, ndërsa kanë ndërruar jetë tre persona, në mesin e tyre edhe një mjek, që është viktima e dytë nga Kovid-19 në mesin e punonjësve shëndetësorë. Që nga fillimi i pandemisë, me 459 testet e fundit, janë bërë gjithsej 29.260 teste. Rezultat pozitiv është marrë nga 2.964 persona, janë shëruar 1.702, ndërsa kanë ndërruar jetë 79 persona. Aktivë në sëmundje janë 1.183, prej tyre 78 janë shtrirë në Klinikën Infektive. Sipas mjekëve, në valën e dytë të pandemisë çdo i treti i sëmurë është i moshës deri 35 vjet.
-Në Serbi në 24 orët e fundit janë konfirmuar 289 raste me virus korona, në bazë të 7.872 mostrave të testuara. Në periudhën e njëjtë kanë ndërruar jetë edhe gjashtë persona, në respiratorë janë vendosur 93 persona.
-Ministria e Shëndetësisë së Qipros bëri të ditur për një rast të ri të Kovid-19 prej 1.259 testeve të bëra, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infektuara u rrit në 1.004 persona.
-Gjatë 24 orëve të kaluara në Kroaci janë testuar 587 mostra, ndërsa janë regjistruar 68 të infektuar të rinj me virus korona. Prej 25 shkurtit, kur është konfirmuar rasti i parë i infeksionit në vend, deri më tani janë regjistruar 3.220 persona të infektuar me Kovid-19, prej të cilëve 113 kanë ndërruar jetë, ndërsa 2.210 janë shëruar. Për momentin në vetizolim janë 4.850 persona.
-Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë regjistruar 60 të infektuar të rinj me virus korona, bëri të ditur Instituti i Shëndetit Publik. Që nga fillimi i qershorit, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara është 517, pesë kanë ndërruar jetë, ndërsa numri i rasteve aktive është 512.
-Zvicra ka numër të madh të respiratorëve të cilat janë blerë gjatë pandemisë së virusit korona, ndërsa gjithashtu edhe rezerva të maskave higjienike. Vendi ka më shumë se 200 milionë maska, ndërsa disa dërgesa priten që të arrijnë. Secili respirator kushton nga dhjetëra mijë dollarë. Ministria zvicerane e mbrojtjes bëri të ditur se prej 900 makina respiratore, të cilat janë porositur nga 24 qershori, 261 gjenden në shërbimin ushtarak mjekësor, ndërsa 639 janë shpërndarë në kantone. Edhe 300 respiratorë pritet të arrijnë deri në mes të gushtit.