Shkup, 30 qershor – Sipas të dhënave të fundit, në botë deri më tani ka gjithsej 10.496.151 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Prej tyre kanë vdekur 510.597, ndërsa janë shëruar 5.723.866 persona.
– Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 20 raste të reja të Kovid-19, ndërsa ka vdekur një person. Numri i personave të infektuar është rritur në 3.409, ndërsa numri i viktimave në 192.
– Ministria e Shëndetësisë së Qipros sot bëri të ditur për dy raste të reja të Kovid-19, gjithsej 988 nga fillimi i epidemisë.
– Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 69 raste të reja me Kovid-19, janë shëruar 25 dhe tre vdekur. Nga fillimi i epidemisë në këtë vend janë bërë 27.034 teste, me ç’rast rezultat pozitiv është marrë te 2.535 prej të cilëve aktivë janë 1.014.
– Në Kosovë gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 122 të sëmurë, ndërsa numri i përgjithshëm deri më tani, sipas raportit të fundit zyrtar ka 2.799 të infektuar. Prej tyre kanë vdekur 1.506 janë shëruar, prej të cilëve dje 81.
– Në Peru janë konfirmuar 2.946 raste të reja të Kovid-19, ndërsa numri i infektuarve ka mbërritur në 282.365, bëri të ditur Ministrria e Shëndetësisë së Perusë.
– Në Rusi janë konfirmuar edhe 6.693 raste të koronavirusit, ndërsa numri i përgjithshëm ka mbërritur 647.849, bëri të ditur sot Qendra e Krizës kompetent për luftë kundër koronavirusit.
– Në Bullgari numri i rasteve me Kovid-19 sot ka mbërritur 4.831, pasi ishin paraqitur edhe 140 raste të reja në 24 orët e fundit, është publikuar në faqen e internetit coronavirus.bg.
– Japonia ka regjistruar 111 raste të reja, ndërsa vendi tashmë ditën e dytë me radhë paraqet më shumë se 100 raste të reja, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë së Japonisë.
– Në Hungari janë konfirmuar edhe 10 raste të reja, ashtu që numri i përgjithshëm i të infektuarve është 4.155.
– Në Kinë janë konfirmuar 19 raste të reja të koronavirusit, derisa ditën paraprake ka pasur 12, publikoi Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.
– Në Mal të Zi janë regjistruar edhe 47 raste të reja të koronavirusit, me çfarë numri i përgjithshëm i të infektuarve nga fillimi i pandemisë ka mbërritur 177.
– Në Gjermani janë konfirmuar edhe 498 raste të reja të koronavirusit, ashti që numri i përgjithshëm i të infektuarve është 194.259, sipas të dhënave të sotme të Institutit për Sëmundje Infektive “Robert Koh”.