Sipas të dhënave më të reja, në botë me koronavirusin e ri deri tani janë infektuar 38.947.653 persona. Nga pasojat e Kovid-19 kanë vdekur 1.099.641 pacientë, ndërsa janë shëruar 29.239.129 njerëz.
– Në Kosovë në 24 orët e fundit nuk vdiq asnjë i infektuar me Kovid-19, ashtu që numri i viktimave të epidemisë mbetet 650. Dje janë regjistruar 77 të sapoinfektuar dhe 59 të shëruar, ndërsa nga paraqitja e pandemisë së koronavirusit është zbuluar gjithsej te 16.502 persona, prej të cilëve si të shëruar udhëhiqen 14.519 raste. Bartës aktiv të virusit për momentin në Kosovë janë 1.333 persona. Dje janë kryer 649, ndërsa nga fillimi i pandemisë 77.272 testime janë bërë me metodën RT-PCR.
– Në Bullgari në 24 orët e fundit janë konfirmuar 819 raste të koronavirusit. Kjo është hera e parë në këtë vend numri i të sapoinfektuarve me Kovid-19 të tejkalojë 900. Numri i tërësishëm i të infektuarve në Bullgari arrin 26.593. Shifra e sotme e rasteve të vdekjes arrin gjashtë, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur gjithsej 929 persona.
– Në 24 orët e fundit në Slloveni janë konfirmuar 745 raste të reja me koronavirus, ndërsa një person vdiq. Me atë numri i tërësishëm i të infektuarve në vend arrin 10.683, kumtoi Ministria e shëndetësisë. Nga e premtja e kaluar në Slloveni në fuqi janë masat e reja të ashpra në shtatë prej 12 krahinave, të cilat tashmë gjenden në zonë “të kuqe” të rrezikshme.
– Numri i rasteve të vdekjes nga Kovid-19 në Rusi u rrit për 286 në 24 orët e fundit, që është rritje më e madhe ditore nga fillimi i pandemisë. Deri tani në vend kanë vdekur gjithsej 23.491. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 13.754 raste të reja të të infektuarve me koronavirus. Gjithsej 1.354.163 persona janë infektuar nga koronavirusi, tregojnë të dhënat e shtabit operativ për luftë kundër Kovid-19. Nga fillimi i pandemisë në Rusi janë shëruar 1.048.097 pacientë.
– Në Holandë janë konfirmuar 7.791 raste të koronavirusit, që është shifër më e madhe e të infektuarve për një ditë nga fillimi i pandemisë, kumtoi Instituti holandez për shëndet publik. Për shkak të numrit të rritur të personave të infektuar, Qeveria holandeze mori vendim për vendosje të karantinës së pjesshme me qëllim që të ngadalësohet përhapja e infektimit, e cila hyn në fuqi prej sot. Në Holandë nga fillimi i pandemisë së Kovid-19 janë sëmurë 203.954 njerëz.
– Në Itali në 24 orët e fundit janë konfirmuar 8.804 të sapoinfektuar rekord me koronavirusin. Kjo është rritje e madhe në krahasim me ditën e djeshme, kur ishin 7.332. Numri i të vdekurve në 24 orët e fundit arrin 83 persona.
– Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë regjistruar 211 të sapoinfektuar dhe katër raste të vdekjes, kumtoi Instituti për shëndet publik. Numri më i madh i të sapoinfektuarve edhe më tutje janë nga Podgorica-93.