Shkup, 30 shtator – Sipas të dhënave të fundit, deri tani në botë 33.951.767 persona janë infektuar me koronavirusin e ri. Si rezultat i Kovid-19, kanë vdekur 1.014.644 pcientë, ndërsa janë shëruar 25.217.358 persona.
Ditën e dytë me radhë në Kosovë nuk janë regjistruar viktima të Kovid-19, ashtu që numri i rasteve të reja nga koronavirusi mbetet 625. Muajin e kaluar ishin vërtetuar 46 infektime të reja dhe 62 të shëruar, ndërsa nga shpërthimi i pandemisë, ka pasur 15.620 persona me virus të konfirmuar, prej të cilëve 13.554 e kanë mposhtur sëmundjen.
Nga 842 testet e kryera në 24 orët e fundit në Shqipëri, Kovid-19 është diagnostifikuar te 131 persona. Njëkohësisht kanë vdekur edhe tre pacientë. Nga fillimi i pandemisë, janë kryer 88.040 teste, është marrë rezultat pozitiv te 13.649 persona, ndërsa kanë vdekur 387.
Në 24 orët e fundit në Gjermani janë regjistruar 1.798 raste të reja të infektimit me koronavirusin, kumtoi Instituti “Robert Koh”. Nga mesatarja e fundit, kanë vdekur 17 pacientë, ndërsa deri tani gjithsej janë infektuar 287.421 persona, prej të cilëve kanë vdekur pothuajse 9.500 persona.
Ukraina sot ka paraqitur edhe 4.027 raste të reja të koronavirusit, që është rritje më e madhe e rasteve të reja për një ditë nga 26 shtatori, kur ishin regjistruar 3.833 raste të reja. Sipas të dhënave zyrtare, në vend janë infektuar gjithsej 208.959 persona, ndërsa kanë vdekur 4.129, transmetojnë mediat britanike. Për shkak të rritjes së rritur ditore të të infektuarve gjatë shtatorit, që është më shumë se 3.000, autoritetet vendosën t’i vazhdojnë masat për karantinë deri në fund të tetorit.
Në 24 orët e fundit në Kroaci janë evidentuar 213 raste të reja të infektimit me koronavirusin , ndërsa ka edhe pesë persona të vdekur, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.256, kumtoi sot Shtabi nacional për mbrojte civile. Prej 25 shkurtit në Kroaci janë regjistruar 16.593 persona me koronavirus, prej të cilëve 280 kanë vdekur.
Numër i ri rekord i pacientëve për një ditë është shënuar edhe në Slloveni, prejse 203 persona u treguan pozitiv në testimet për koronavirus, ndërsa një person ka vdekur, kumtuan autoritetet shëndetësore. Në Slloveni deri tani janë infektuar gjithsej 5.690 persona, ndërsa kanë vdekur 150.
Në Greqi janë regjistruar 354 raste të reja të Kovid-19 dhe tre raste të vdekjes nga koronavirusi. Numri i të infektuarve u rrit në 18.475, ndërsa i të vdekurve 391 persona.
Ministria e Shëndetësisë e Qipros kumtoi për 12 raste të reja me Kovid-19, gjithsej 1.755 nga fillimi i epidemisë.