Shkup, 25 shtator – Sipas të dhënave më rë reja, në botë me koronavirusin e ri janë infektuar 32.515.427 persona. Prej tyre kanë vdekur 989.329 pacientë, ndërsa janë shëruar 23.997.693 njerëz.
– Në person i infektuar me koronavirus vdiq në 24 orëshin e fundit në Kosovë, ashtu që numri i viktimave nga Kovid-19 tani arrin 617. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 46 të sapoinfektuar, me çka numri i tërësishëm i bartësve të virusit arriti deri në 15.379 prej gjithsej 64.894 të testuarve(665 gjatë ditës së djeshme). Duke i përfshirë edhe 101 raste e djeshme, të shëruar nga Kovid-19 kanë rezultuar 13,088 persona, Bartës aktiv të virusit në Kosovë, sipas statistikave zyrtare janë 1.647 persona.
– Ministria e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale ka informuar se në 24 orët e fundit në Shqipëri nga 808 testet e bëra Kovid-19 është konfirmuar te 124 persona, ku numri i tërësishëm i të infektuarve u rrit në 13.045. Në të njëjtën kohë janë shëruar 70 pacientë ose gjithsej 7.309 ndërsa kanë vdekur tre pacientë ose 373 deri tani. Aktivë të sëmundjes janë 5.363 prej tyre 178 janë hospitalizuar në dy kovid spitale.
– Rusia ka regjistruar rritje më të madhe ditore të numrit të personave të infektuar nga korriku – 6.595. Më shumë se 1.000 njerëz janë infektuar në Moskë sot, për herë të parë nga korriku. Nga raporti i fundit, edhe 149 pacientë kanë vdekur. Numri ditor i pacientëve filloi të rritet në fund të gushtit në Rusi, i cili është vendi i katërt në botë sipas numrit të të infektuarve me Kovid-19. Gjithsej janë infektuar 1,12 milion njerëz dhe janë konfirmuar pothuajse 20.000 raste të vdekjes. Rusia është vendi i parë në botë që e lejoi vaksinën kundër virusit korona.
– Në 24 orët e fundit në Itali ishin regjistruar 1.768 persona të infektuar, ndërsa 23 pacientë vdiqën, publikoi Ministria e Shëndetësisë. Në Itali deri tani ka 304,323 persona të infektuar me virus, 221.762 janëshëruar, dhe 35.781 kanë vdekur. Për shkak të numrit të rritur të pacientëve, mbajtja e maskave është vendosur madje edhe në një numër të madh të qyteteve, madje edhe në vende të hapura.
– Brazili në 24 orët e fundit ka regjistruar 32.817 të infektuar dhe 831 raste të vdekjes, publikoi Ministria e Shëndetësisë. Sipas të dhënave zyrtare ky është vendi më i madh në Amerikën Jugore deri tani që ka paraqitur më shumë se 4,6 milion të infektuar me virusin nga fillimi i epidemisë, që e bën vendin e tretë në botë, pas SHBA-së dhe Indisë. Pothuajse 140.000 njerëz vdiqën si rezultat i infeksionit me Kovid-19. Sipas numrit të të vdekurve, Brazili është në vendin e dytë në botë, menjëherë pas SHBA-së.
– Në Gjermani janë konfirmuar 2.153 raste të koronavirusit, kumtoi sot Instituti për Sëmundje infektive Robert Koh. Në 24 orët e fundit ishin regjistruar 15 raste të vdekjes lidhur me virusin. Nga fillimi i pandemisë në Gjermani, gjithsej 280.223 persona janë sëmurë, ndërsa 9.443 persona kanë vdekur nga virusi.
– Në 24 orët e fundit, në Kinë janë regjistruar tetë raste të reja, ndërsa të gjitha rastet e reja janë të lidhura me udhëtimet në vendet e huaja, kumtuan sot autoritetet shëndetësore të atij vendi. Ka pasur edhe 18 raste asimptomatike, të cilat Kina i klasifikon si statistika zyrtare. Nga paraqitja e virusit, në Kinë janë sëmurë gjithsej 85.322 persona, ndërsa kanë vdekur 4.634.
– Në 24 orët e fundit në Kroaci janë regjistruar 223 persona të sapoinfektuar dhe pesë raste të vdekjes, deklaroi sot drejtori i Institutit kroat për shëndet publik, Krunosllav Çapak. Fokusi i ri është Shtëpia e pleqve në Dellnice, ku janë infektuar madje 59 persona. Pesë persona nga shtëpia e pleqve për momentin janë hospitalizuar.
– Në 24 orët e fundit në Austri janë regjistruar 684 raste të reja të infeksionit me koronavirus. Numri më i madh i të infektuarve sërish është në Vjenë, ku janë regjistruar 309, ndërsa pas saj vijon Austria e Poshtme me 136. Në të njëjtën kohë, vdiqën tre persona, ashtu që numri i tërësishëm i rasteve të vdekjes është rritur në 786. Për momentin në Austri ka 8.418 të infektuar aktiv, prej të cilëve 333 janë hospitalizuar, ndërsa 78 janë në kujdes intensiv.
– Në 24 orët e fundit në Bullgari ishin regjistruar 290 raste të reja të infektimit me koronavirusin mes 4.859 testeve të kryera, ndërsa gjashtë pacientë tjerë vdiqën si rezultat i sëmundjes. Në intervalin e njëjtë kohor janë shëruar edhe 146 pacientë. Për momentin ka 4.775 raste aktive të infektimit, ndërsa 744 pacientëve u nevojitet trajtim spitalor, prej të cilëve 30 janë në gjendje kritike. Në Bullgari 19,573 persona janë infektuar me virusin nga fillimi i pandemisë, ndërsa 785 pacientë kanë vdekur.
– Në 24 orët e fundit në Sllovaki, numri i të sëmurëve nga koronavirusi është rritur për 419, që është numri më i madh nga fillimi i pandemisë në atë vend.
– Numri i tërësishëm i rasteve të infektuara në Indi arriti 5,82 milion, prejse në atë vend ishin regjistruar 86.052 persona të sapoinfektuar në 24 orët e fundit, publikoi sot Ministria indiane e Shëndetësisë. Në ë njëjtën periudhë, 1.141 persona kanë vdekur nga Kovid-19, me çka numri i tërësishëm i bilancit të errët të pandemisë në Indi arriti 92.290.
– Në Hungari, virusi është konfirmuar te 927 persona në 24 orët e fundit, ndërsa nga fillimi i pandemisë në gjithsej 22.127 raste. Numri i rasteve të vdekjes nga pasojat është rritur për nëntë në 718. Deri tani 4.945 persona janë shëruar, ndërsa për momentin mka 16.464 raste aktive të infektimit. Në spitale ka 577 pacientë prej të cilëve 30 në aparat respirator.
– Sipas të dhënave të fundit, në Çeki janë regjistruar edhe 2.913 raste dhe kjo është rritja e dytë ditore më e madhe e numrit të të infektuarve deri tani në vend. Siç publikuan autoritetet shëndetësore lokale, duke e përfshirë edhe ditën e djeshme, numri i tërësishëm i rasteve është 58.374.
– Numri i të sëmurëve nga koronavirusi për një ditë sërish arriti nivel rekord në Slloveni, ku ishin konfirmuar 192 raste në 24 orët e fundit, kumtoi sot qeveria sllovene. Ashtu, numri i tërësishëm i pacientëve tejkaloi 5.000 dhe tani është 5.008, ndërsa në periudhën e njëjtë nuk janë evidentuar raste të vdekjes. Janë hospitalizuar 60 pacientë, prej të cilëve 15 janë në repartin për kujdes intensiv. Deri tani 145 persona vdiqën nga virusi.
– Rritje rekorde ditore është vërejtur në Poloni, me numër më të madh të të infektuarve në rajonin qendror të vendit. Numri i personave të sapoinfektuar u rrit për 1.587, që është shifër më e madhe nga fillimi i pandemisë në mars. Gjithsej 84.396 persona janë infektuar me koronavirusin në Poloni, ndërsa njëkohësisht janë regjistruar 2.392 raste të vdekjes. Numër më të madh të të sapoinfektuarve ka në pjesën qendrore të Polonisë, ku janë regjistruar 295 raste të reja.