Shkup, 4 gusht – Sipas të dhënave të fundit, në botë me virusin e ri korona janë infektuar 18.546.712 persona. Prej tyre kanë ndërruar jetë 699.835, ndërsa janë shëruar 11.765.798 persona.
-Në Bullgari gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 214 të saposëmurë të rinj dhe 16 të vdekur, me çka numri i rasteve të vdekjes që nga fillimi i epidemisë u rrit në 404.
-Në Rumani gjatë 24 orëve të kaluara janë konfirmuar 1.232 raste me Kovid-19, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 55.241 persona. Si pasojë e virusit të ri korona kanë ndërruar jetë 48 persona, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes që nga fillimi i pandemisë është 2.480.
-Në Kroaci gjatë 24 orëve të kaluara janë konfirmuar 24 raste të reja me Kovid-19, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është 647. Në periudhën e njëjtë një person ka ndërruar jetë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes është 154.
-Në Mal të Zi gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar edhe 60 persona të infektuar me Kovid-19, ndërsa një person ndërroi jetë. Që nga fillimi i epidemisë në vend janë regjistruar 3.361 të sëmurë, prej të cilëve 53 kanë ndërruar jetë.
-Në Serbi për një ditë janë regjistruar 287 të saposëmurë dhe shtatë raste të vdekjes si pasojë e virusit korona. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë 143 persona janë në respirator.
-Ministria e Shëndetësisë së Meksikos bëri të ditur se në atë vend janë konfirmuar edhe 4.767 raste të të infektuarve me virusin korona dhe se edhe 266 persona kanë ndërruar jetë si rezultat i atij infeksioni. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në shtet është 443.813, ndërsa gjithsej 48.012 persona ndërruan jetë që nga fillimi i epidemisë. Meksika është në vendin e gjashtë në botë për nga numri i të infektuarve, ndërsa në vendin e tretë për nga numri i rasteve të vdekjes nga Kovid-19.
-Në Indi, janë konfirmuar 52.050 raste me Kovid-19 gjatë 24 orëve të kaluara, ndërsa si rezultat i atij infeksioni kanë ndërruar jetë edhe 803 persona. Gjashtë ditë me radhë India denoncoi më shumë se 50.000 raste të reja me virus korona. Në shtet janë infektuar të paktën 1.855.745 persona dhe 38.938 raste të vdekjes janë konfirmuar që nga fillimi i pandemisë. Në këtë moment, aktivë janë 586.229 raste me virus korona, ndërsa sipas numrit të të infektuarve, India është në vendin e tretë në botë.
-Në Rusi gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 5.159 raste të reja me Kovid-19 me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 861.423 persona. Rusia për nga numri i të infektuarve gjendet në vendin e katërt në botë, pas SHBA-së, Brazilit dhe Indisë. Gjatë 24 orëve të kaluara ndërruan jetë edhe 144 persona, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes është 14.351.
-Në Poloni sot është konfirmuar rekord prej 680 rasteve të reja pozitive me virusin korona në nivel ditor, ndërsa ndërruan jetë gjashtë persona. Që nga fillimi i epidemisë në vend janë infektuar 48.149 persona dhe janë regjistruar 1.736 raste të vdekjes.