Shkup, 13 korrik – Sipas të dhënave të fundit, në botë deri më tani janë regjistruar 13.334.768 persona me koronavirusin e ri. Prej tyre kanë vdekur 577.848, ndërsa janë shëruar 7.781.373 persona.
– Përsëri një numër i lartë dyshifror i të infektuarve të rinj është shënuar në Shqipëri në 24 orët e fundit, me ç’rast është rritur edhe numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Nga 451 raste të testuara, rezultat pozitiv është marrë te 96 persona, me ç’rast numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 3.667, nga të cilët 2.026 janë shëruar, 97 kanë vdekur ndërsa 1.507 janë aktivë në sëmundjen, nga të cilët 90 janë të hospitalizuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, që është numri më i madh deri më tani. Për shkak të numrit në rritje të personave me gjendje më të rëndë shëndetësore, Spitali “Shefqet Ndroqi” tashmë është gati të bëhet përsëri spital Kovid 2. Ky spital ka 152 shtretër, ndërsa siç tha Ministrja Orgeta Manastirliu, e cila e vlerësoi si serioze situatën në spital, po përgatiten edhe dy spitale të tjera, të cilat kanë gjithsej 500 shtretër.
– Edhe 187 raste të tjera të koronavirusit janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë, nga të cilat 92 në Prishtinë, pasuar nga Peja dhe Gjakova me 12 dhe Lipjan me 11. Numri i rasteve aktive është 2.640. Që nga fillimi i epidemisë në Kosovë, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive është 5,118. Gjithsej 108 pacientë kanë vdekur nga Kovid-19.
– Në 24 orët e fundit në Gjermani janë konfirmuar 412 raste të reja të koronavirusit të ri, kështu që numri i përgjithshëm i infektuarve në atë vend është rritur në 199.375. Katër persona vdiqën, duke e sjellë numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 9.068.
– Në 24 orët e kaluara, koronavirusi u konfirmua te 6,248 persona të tjerë në Rusi, gjë që rriti numrin e përgjithshëm të të infektuarve në këtë vend në 739.947. Autoritetet ruse kanë konfirmuar se 175 persona të tjerë vdiqën nga Kovid-19 dje, ose 11.614 që nga fillimi i pandemisë. Rusia aktualisht renditet e katërta në botë për sa i përket numrit të personave të infektuar nga virusi, pas SHBA-së, Brazilit dhe Indisë.
– Në 24 orët e fundit, 73 raste të reja të infeksionit koronavirus janë regjistruar në Austri, ndërsa një person ka vdekur. Shumica e të infektuarve të rinj, këtë herë pas një kohe të gjatë, nuk janë më në Austri të Epërme, por në Vjenë, ku janë regjistruar 38 infeksione të reja. Në Austri të Epërme ka 20, ndërsa në provincat e tjera numri është njëshifror – gjashtë në Salcburg, katër në Stiria dhe Tirol dhe një në Forarlberg. Aktualisht janë 1,163 pacientë aktivë në Austri, nga të cilët 83 janë në spital dhe nëntë në kujdes intensiv. Numri i vdekjeve është 709.
– Numri i personave të infektuar nga virusi në Bullgari arriti në 7,411, pasi në 24 orët e kaluara janë regjistruar 159 raste të reja. Në të njëjtën periudhë ka tetë vdekje të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga kjo sëmundje në 276. Numri më i madh i rasteve të reja të infeksionit është në kryeqytet. Në mesin e stafit mjekësor gjatë ditës së djeshme, virusi u konfirmua te 18 persona, ndërsa kjo kategori pacientësh numëron gjithsej 529 raste.
– Në BeH, Republika Sërpska dhe Federata e BeH, gjithsej 189 njerëz janë infektuar me virusin në 24 orët e fundit. Vetëm në Federatën e BeH, 139 njerëz nga 1,166 të testuar janë pozitivë, publikoi Instituti Federal i Shëndetit Publik. Aktualisht ka 2,239 raste aktive, dhe 84 vdekje janë raportuar deri më tani. Tre vdekje janë raportuar në 24 orët e fundit. Në Republikën Sërpska, më parë është raportuar se 50 njerëz janë pozitivë në virusin.
– Asnjë vdekje nuk është raportuar në Belgjikë në 24 orët e fundit, për herë të parë që nga 10 marsi. Numri i të infektuarve në Belgjikë është ulur me vendosjen e masave për mbyllje që tani po zbuten. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të raportuara nga Instituti belg i Shëndetit Publik është 9.787. Vendi është shtëpia e 11.5 milionë banorëve, që do të thotë se rreth 850 njerëz vdiqën në një milion banor, që është bilanci më i keq në botë pas San Marinos. Në shtatë ditët e fundit, mesatarja ditore ishte 95, e cila është ende një rritje prej 11 për qind në krahasim me javën e kaluar. Një total 62,781 njerëz janë infektuar që nga fillimi i epidemisë.
– Në 24 orët e fundit, në Slloveni janë regjistruar 10 raste të reja të infektimit në bazë të 1,218 mostrave të testuara. Që nga fillimi i epidemisë, 1,859 njerëz janë infektuar në vend. Aktualisht janë 260 raste aktive të koronavirusit në Slloveni. Në ditën e kaluar nuk pati raste të vdekjes, deri më tani ka 111 vdekje.