Shkup, 13 korrik – Sipas të dhënave të fundit, në botë deri më tani janë regjistruar 113,129.946 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Prej këtyre kanë vdekur 573.198, ndërsa janë shëruar 7.641.979 njerëz.
– Në Kosovë dje janë regjistruar 216 raste të reja të Kovid-19, me ç’rast numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga paraqitja e epidemisë ka arritur në 4,931. Prej tyre kanë vdekur 102 të infektuar, prej të cilëve një dje. Janë shëruar 2.267 nga të diagnostikuar më parë me Kovid-19, prej të cilëve dje janë regjistruar 40 raste të personave që e kanë mundur sëmundjen. Bartës aktiv të virusit në vend janë 2.567 persona.
– Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik të Greqisë kumtoi 24 raste të reja të Kovid-19, prej të cilëve katër janë nga testet e kryera për vizitorët e vendit. Që nga fillimi i epidemisë, janë raportuar 3,826 raste pozitive.
– Nga 942 teste të kryera gjatë 24 orëve të kaluara, në Qipro është regjistruar një rast i ri i Kovid-19, i cili e rriti numrin e të infektuarve në 1,022 persona.
– Sipas të dhënave të Shtabit rus të Krizave për luftë kundër koronavirusit, në 24 orët e fundit në Rusi janë regjistruar edhe 6,537 raste të reja, ndërsa rritja ditore e numrit të pacientëve gjatë një jave është 0.9 për qind. 672 raste të reja u konfirmuan në Moskë, 291 në Shën Petersburg dhe 218 në Sverdlovsk.
– Në 24 orët e kaluara në Austri janë regjistruar 51 raste të reja të infeksionit me koronavirus. Që nga dita e djeshme, numri i të infektuarve të rinj është treshifror dhe vazhdimisht ka lëkundje ditëve të fundit. Numri më i madh i të infektuarve të rinj janë përsëri në Austrinë e Epërme – 25, e ndjekur nga Vjena me 19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në Austri ka 1.240 pacientë të sëmurë. Për momentin, 82 persona janë të hospitalizuar, tetë prej të cilëve janë në kujdes intensiv.
– Në 24 orët e fundit në Hungari janë evidentuar 13 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në atë vend në 4,247. Nuk ka vdekje të reja. Deri më tani janë regjistruar 595 vdekje nga virusi. Për shkak të virusit 127 njerëz janë spital, pesë prej të cilëve janë në respirator. Gjithsej 2.453 persona për momentin zyrtarisht janë në karantinë.
– Në 24 orët e kaluara në Federatën BeH janë regjistruar 71 të infektuar të rinj, gjithsej 2.149 raste pozitive janë aktive. Nga 81 vdekje të konfirmuara në Federatën e BeH, 52 janë meshkuj (64.2 për qind) dhe 29 gra (35.8 për qind). Për sa i përket strukturës së moshës, 56 pacientë të ndjerë (69,14 për qind) ishin mbi 65 vjeç.