Shkup, 1 prill – LSDM dhe VMRO-DPMNE me qëndrime të tyre rreth masave për tejkalimin e krizëz ekonomike nga pademia.
Nga LSDM thonë se janë ndërmarrë hapa serioze për ruajtjen e vendeve të punës për të gjithë të goditurit nga kriza me virusin korona, masa që vlejnë të ardhura të garantuara për secilin punëtor derisa të zgjasë kriza.
“Mbështesim vendimet e qeverisë dhe përshëndesim faktin që miratoi shumë masa ekonomike që i propozuam, por gjithashtu miratoi edhe masa shtesë. Me këto masa janë përfshirë qytetarët, punëtorët, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, dyqanet, zejtarët, dhe ata që janë pjesë e ekonomisë informale, atletë dhe artistë” – tha Kostadin Kostadinov nga LSDM.
VMRO-DPMNE: Masat janë të vonuara dhe konfuze
Por nga VMRO-DPMNE thonë se masat jo vetëm që janë të vonuara por duhen rishikuar dhe risqaruar sepse janë shumë konfuze.
“Përveç të punësuarve në sektorin publik, nuk ka asnjë qytetar apo kompani në Maqedoni që e di nëse, kur dhe në çfarë mënyre do të ndihmohen nga masat e propozuara nga qeveria. Është e paqartë se si, pas një kohe, qeveria propozoi masa që janë të paqarta dhe konfuze, për përfshirjen e subjekteve për shembull, me pretekstin se ato do të shpjegohen më tej me dekretet që do të pasojnë e që do të kenë fuqi ligjore” – deklaroi Trajko Sllaveski, nga VMRO-DPMNE.
Nga VMRO-DPMNE thonë se ekipi ekonomik qeveritar nuk ka sqaruar llogaritjet dhe koston e masave të propozuara.