Një djalë i hodhi acid të dashurës së tij në fytyrë dhe më pas i vuri asaj flakën, gjithçka për shkak të xhelozisë. Vajza, e njohur vetëm me emrin Yekaterina M, deklaron se partneri i saj Vyatcheslav, i hodhi asaj acid pas një zënke për një fotografi, teksa ndodheshin në apartamentin e tyre në Moskë të Rusisë. 24-vjeçarja rrëfen se pas kësaj ai ndezi çakamakun dhe e mbajti me kokën poshtë, në mënyrë që të mos shuante dot flakët. Në fotot e shkrepura në spital, e reja shfaqet e mbuluar me fasho në gjysmën e trupit. Duke folur për mediat lokale, Yekaterina rrëfen se pavarësisht agonisë dhe dhimbjes së tmerrshme ai e mbajti atë në apartament, për dy orë duke mos e çuar në spital. Sulmi i tmerrshëm ndodhi pasi 24-vjeçarja ndau një foto të qenit që kishte patur me ish të dashurin, me këtë të fundit. Vyatcheslav i kërkoi që të mos e postonte foton dhe kur zbuloi të kundërtën humbi kontrollin… Policia vijon hetimet për ngjarjen ne fjalë, ndërsa e reja është jashtë rrezikut për jetën dhe fatmirësisht do të ketë vetëm shenja të lehta të këtij sulmi.