Bashkëshortja e një personi të plagosur rëndë në një aksident të tmerrshëm ka postuar imazhet e lëndimeve të tij në një përpjekje për të kapur shoferin që e goditi. Dom Allan, nga Stourbridge, Uest Midlands, sapo kishte dalë nga një taksi jashtë shtëpisë së tij pas një nate të kaluar jashtë me shokët, kur ai u godit dhe u hodh në ajër në orën 12:30 të mëngjesit më 12 maj.
Babai i dy fëmijëve u dërgua në spital me kafkën e thyer, rruaza të thyera, një gju të thyer dhe një fole të thyer të syve. Gruaja e tij Becky, 35 vjeç, tani ka postuar fotografitë e tij ku shihet nën kujdesin intensiv të mjekëve pas aksidentit në një përpjekje për të ndihmuar në gjetjen e shoferit të arratisur.
“Dom kishte dalë për një pije me mikun e tij dhe kishte marrë një taksi për në shtëpi. Ai doli jashtë në rrugë pasi miku i tij tha se s’kishte rrezik dhe u godit nga një makinë me super shpejtësi. Miku i tij tha se kishte një zhurmë të madhe dhe Dom “fluturoi” në ajër”, tha Becky. Dom iu nënshtrua një operacioni për rrjedhje të gjakut në tru në Spitalin Mbretërorë të Birmimngam dhe fatmirësisht ia doli të mbijetonte.