Tiranë, 11 janar – Ish-shefi i diplomacisë shqiptare Paskal Milo deklaroi se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka mbështetje amerikane kur flet për ndryshim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk është kurrfarë sekreti se presidenti Thaçi deklaroi se ka mbështetje amerikane lidhur me këtë çështje. Besoj se presidenti nuk mund të luajë me gjëra të këtilla kapitale dhe të rëndësishme, nëse për lëvizje të këtilla të mëdha, prapa vetes nuk i ka SHBA-në si partner strategjik. Kosova në fund të fundit është krijim i SHBA-së”, deklaroi Milo në një emision televiziv.
Sipas tij, siç njofton korrespondentja e MIA-s, për idetë e këtilla ka angazhim të “shtetit më të fuqishëm në botë”, e cila qëndron prapa Kosovës.
“A mendoni se në një moment, SHBA-ja do ta viktimizojnë Kosovën ku kanë bazë strategjike ushtarake. Ideja se në një shtet ekzistojnë dy linja, me ç’rast Departamenti i Shtetit është më i kujdesshëm, ndërsa Shtëpia e Bardhë është më e avancuar, vjen nga stili i presidentit aktual të SHBA-së. Presidenti (Donald) Tramp është më i drejtpërdrejtë dhe më individual. Ai ka qasje tjetër ndaj Kosovës. Nuk e di deri ku janë bisedimet”, theksoi Milo.