Tirana nuk është destinacioni i preferuar vetëm për turistët e huaj që vijnë dhe vizitojnë vendin tonë, por është edhe për selitë diplomatike që janë të atashuara këtu. Ambasadorja e Holandës në Shqipëri ka postuar disa foto në rrjetet sociale nga një pasdite në kodrat e Liqenit Artificial.
Ajo që vlen më tepër për t’u theksuar është fakti se nuk janë vetëm të huajt, por edhe shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve tanë kur vijnë në atdhe duan të eksplorojnë më shumë vendin e tyre.
Things to do in #Tirana on a sunny Sunday afternoon: fly your home made motor bike paraglider above the lake. #nofear #albaniamania
“Gjëra duhet të bëni në Tiranë në një të dielë pasdite me diell: Fluturo në ajër me parashutën tënde artizanale me motor mbi liqen. #pa frikë# maniashqiptare”, shkruan diplomatja hollandeze në vendin tonë e cila njihet për pasionin e saj për natyrën.