Bundesliga gjermane regjistroi këtë fundjavë një moment komik që po konsiderohet gafa e vitit.
Një ndalesë e topit që nuk shkoi si duhet për portierin e Manzit, e ktheu këtë të fundit objekt ironie në internet, me mijëra përdorues që nxituan në fotomontazhe dhe parodi për 23-vjeçarin.
Robin Zentner kërkoi të pasonte topin për një prej shokëve të ekipit por u duk sikur u hiponotizua kur pa sferën që shkoi diku tjetër, një gabim që fatmirësisht për të nuk u shfrytëzua nga futbollistët kundërshtarë.