Xherdan Shaqiri, formën e mrekullueshme te Liverpooli, e ka vazhduar edhe te Kombëtarja e Zvicrës. Reprezentuesi zviceran, me prejardhje shqiptare, ka shkëlqyer mbrëmë në ndeshjen, Zvicër – Belgjikë. Në kuadër të Ligës së Kombeve, helvetikët ia dolën ta mposhtin Belgjikën me rezultat, 5-2, transmeton IndeksOnline. Dhe Shaqiri në këtë ndeshje e ndihmoi Kombëtaren e tij me dy asistime të bukura. Përveç asistimeve, ai mori pjesë edhe te aksioni i golit të pestë të shënuar nga Haris Seferovic, duke bërë një pasim brilliant. Për më shumë, ju ftojmë që ta shikoni pasimin brilliant të Shaqirit në videon e mëposhtme.
Shaqiri, that is pure filth, what a pass, what a player. pic.twitter.com/48xz1QUjEu
— #LOVRENOUT (@CaptainHendinho) November 18, 2018